Nuk ka vendim për inceneratorin e Fierit/ Shtyhet seanca, shkak mungesa e prokurorit

schedule11:15 - 15 Mars, 2023

schedule 11:15 - 15 Mars, 2023

Shtyhet senaca paraprake për kalimin ose jo për gjykim të inceneratorit të Fierit. ABC News mëson se shkak për shtyrjen e seancës është bërë mungesa e prokurorit Dritan Prenci.

Seanca e radhes do të mbahet më 24 mars.

Të pandehur për inceneratorin e Fierit, janë marëe ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, ish-deputeti Alqi Bllako dhe 18 persona të tjerë.

Akuzat e ngritura ndaj tyre janë korrupsion, shpërdorim detyre dhe pastrim i parave./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!