Jose Mourinho u bë trajneri me më shumë fitore në garat ndërkombëtare të klubeve.
Ai ka kaluar rekordmenin e mëparshëm, menaxherin legjendar të Manchester United, Sir Alex Ferguson.
Të enjten, portugezi festoi me Romën në ndeshjen e pestë të Ligës së Evropës ndaj HJK të fituar (1:2) dhe arriti fitoren e 107-të evropiane.
Nga ana tjetër, Ferguson u ndal në 106 fitore, ndërsa Ancelotti ka 105 triumfe.
Para se t’i bashkohej Romës, Mourinho ka qenë trajner i Porto, Chelsea, Inter, Real Madrid, Manchester United dhe Tottenham. /G.D abcnews.al/