Armando Broja mund të ndryshojë sërish skuadër pas aventurës jo të suksesshëm që po e kalon te Fulhami. Më shumë se dy muaj nga transferimi në Craven Cottage, Broja nuk ka startuar ende për klubin e tij ku është i huazuar dhe për shkak të kësaj Fulham do të duhet të paguajë tarifën e plotë të huasë prej 4 milionë paund.
Paraqitjet e mira të Rodrigo Muniz kanë ndikuar ndjeshëm në minutat e Brojës me një paraqitje prej pesë minutash kundër Newcastle fundjavën e kaluar.
Pavarësisht numrit të vogël të paraqitjeve të Brojës në vitin 2024, Crystal Palace janë të interesuar për nënshkrimin e lojtarit shqiptar, sipas gazetarit Simon Phillips.
“Shqiponjat” janë të gatshëm të paguajnë 20 milionë euro për të nënshkruar me 22-vjeçarin, megjithatë kjo mund të mos mjaftojë për Chelsean pasi ata kërkojnë të marrin deri në 50 milionë euro.
Sidoqoftë, çdo ofertë që mund të vijë për Brojën mund të jetë një nxitje e rëndësishme për Chelsean pasi ai kaloi mbi një dekadë në akademinë e klubit. Prandaj, shitja e tij mund të sjellë përfitim të pastër që do të ndikonte në stabilizimin e gjendjes së brishtë financiare të klubit./ h.ll/abcnews.al