Nuk ka surpriza në Korçë, ministrat e Ramës  kryesojnë votat e kandidatëve

schedule16:52 - 27 Prill, 2021

schedule 16:52 - 27 Prill, 2021

Në qarkun e Korçës janë ndarë mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike mandatet e deputetëve. PS ka dal fituese në këtë qark me 6 mandate dhe PD një më pak, 5 deputetë.

Ndërkohë, sot ka nisur numërimi edhe i votave preferenciale në kuti. Nga numërimi i deritanishëm duket se në PS nuk ka surpriza. Dy ministrat e qeverisë janë më të votuarit.

Kështu, kryeson Olta Xhaçka me 2869 vota, e cila ndiqet nga  Niko Peleshi me 1234 vota.  Deri më tani janë numëruar 61 qendra votimi nga 427 në total. g.v/abcnews.al