Janë luajtur sot sfidat e mbetura të raundit të tretë në EFL Cup, me skuadrat e mëdha që nuk kanë bërë hapa fals. Chelsea shpartalloi 7-1 modestët e Grimsby. Barkley, Batshuayi x2, Pedro, Zouma, James dhe Hudson-Odoi ishin autorët e golave.
Manchester United ka vuajtur përballë Rochdale, pasi koha e rregullt u mbyll me rezultatin 1-1. Megjithatë, pas penalltive, “Djajtë e Kuq” ia dolën të kualifikoheshin. Edhe Wolves fitoi me penallti përballë Reading, ndërsa Liverpool e pati të thjeshtë në transfertë kundër MK Dons, pasi fitoi 0-2.
Menjëherë pas përfundimit të këtyre takimeve, është hedhur shorti për raundin e katërt të EFL Cup. Sfida kryesore do të jetë padiskutim ajo mes Liverpool dhe Arsenalit. Chelsea do të përplaset me Manchester United, një tjetër sfidë “big”. Watford do të presë Evertonin, ndërsa Aston Villa do të luajë kartat përballë Wolves. Short i lehtë për Manchester City, pasi ka “peshkuar” ekipin e Southampton./abcnews.al


