Dy lojtarë të rëndësishëm të PSG-së mund të largohen në fund të sezonit. Flasim për Thiago Silvën dhe Edinson Cavanin. Të dyve u përfundon kontrata në fund të sezonit dhe e ardhmja pritet të jetë larg kryeqytetit francez.
ESPN raporton se drejtuesit e kampionëve të Francës nuk kanë ndërmend t’i ofrojnë rinovim brazilianit 35-vjeçar dhe bomberit 32-vjeçar. Të dy do të largohen me parametra zero në verë.
Ndërkohë që braziliani do të zgjedhë skuadrën e ardhshme në vijim, Cavani pritet të transferohet në La Liga. Atletico Madrid e kërkon prej kohësh dhe “El Matador” pritet të jetë zëvendësuesi i Diego Costës në ekipin “colchoneros”. /abcnews.al