Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Nuk ka qetësi për Mariupol-in, bombardohet sërish qyteti-port me rëndësi strategjike

schedule13:29 - 10 Mars, 2022

schedule 13:29 - 10 Mars, 2022

Sipas një postimi në Telegram nga këshilli i qytetit, mbi qytetin-port të Mariupolit në Detin e Zi po bien sërish bomba.

Një autokolone me ndihma humanitare që po përpiqej të arrinte në qytetin juglindor i është dashur gjithashtu të kthehet prapa për shkak të luftimeve, sipas një postimi në media sociale nga zëvendëskryeministri i Ukrainës.

Kurse, një këshilltar presidencial ukrainas është shprehur në mediat sociale se Rusia po bllokon qëllimisht evakuimin e civilëve nga qyteti sepse nuk ka arritur të pushtojë portin me rëndësi strategjike. Qyteti juglindor mbetet vendi i luftimeve të ashpra. Dje, një maternitet u bombardua nga rusët e për pasojë mbetën të vrarë tre persona, duke përfshirë një fëmijë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!