Adrian Shtuni, ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare në një lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin “360 gradë” në ABC News, foli për trekëndëshin e zjarrtë, Ukrainë-Izrael-Kinë.
Ai u ndal te lufta në Ukrainë, ku tha se nuk ka pengesë të paketës së ndihmës për Kievin, ndërsa shtoi se duhen sheshuar divergjencat në dinamikat e brendshme politike në SHBA.
“SHBA nuk është monarki absolute. Nuk shikoj ndonjë ndryshim të jashtëzakonshëm të SHBA-ve, pasi prioritetet dihen se kush janë. Nuk ka një pengesë të paktës ndihmëse, nuk ka mëdyshje, por janë lojëra të politikës së brendshme nga Amerika. Nuk ka ndryshim të mbështetjes së SHBA-ve ndaj Ukrainës. Kjo ka 2 komponentë. Ka një trekëndësh që duhet analizuar. Mendoj që ndihma do i jepet Ukrainës, por ka dinamika të brendshme të politikës të cilat duhen sheshuar. Kjo do të kalojë. Sa i përket Kinës do e shohim më thellë atë që është duke ndodhur dhe premisës se çfarë mund të ndodhë. Në Kinën jugore është një krizë që po vlon dhe po akumulon.“, tha Shtuni. /abcnews.al