Paul Pogba është afër rikuperimit nga një dëmtim, është raportuar në faqet e portalit Football-Italia. Ai mund të kthehet në fushë në ndeshjen e Europa League kundër Nantes më 16 shkurt.
Kujtojmë se mesfushori ishte për një kohë të gjatë në infermierinë e “zonjës së vjetër” për shkak të dëmtimit. Për këtë arsye ai humbi Botërorin që u mbajt në Katar në fund të vitit 2022.
Më herët, mediat raportuan për qëllimin e klubit torinez për t’u ndarë me lojtarin.
Pogba është lojtar i Zonjës së Vjetër që nga korriku i vitit 2022. Afati i kontratës aktuale mes palëve llogaritet deri në verën e vitit 2026. /G.D abcnews.al/