“Nuk ka ndërmend t’i shmanget drejtësisë”, Kaso: Ja kur do të shkojë në gjykatë Berisha

schedule20:46 - 25 Tetor, 2023

schedule 20:46 - 25 Tetor, 2023

Përfaqësuesi ligjor i “Foltores”, Ivi Kaso është shprehur se ish-kryeministri e ka bërë publik qëndrimin e tij dhe nuk ka ndërmend t’i shmanget drejtësisë.

Ai ka shtuar se Berisha do të shkojë në gjykatë në momentin që ndaj tij do të ketë një akuzë dhe kur në momentin kur ky proces të futet në hollin kushtetues.

“Berisha ka deklaruar qëndrimin e tij politik publikisht dhe nuk ka ndërmend t’i shmanget drejtësisë.

Ai është shprehur se  do të përballen me gjykatën në momentin që ndaj meje do të ketë ndonjë akuzë. .Sot jemi ende në momentin që nuk ka akuzë.

Ka thënë po ashtu se në momentin që ky proces do të hyjë në hollin kushtetues unë do të shkoj dhe do të jap llogari.

Neni 73 thotë që nuk mund të hiqet apo cënohet liria e një deputeti. Gjykata më parë duhet t’i drejtohet Kuvendit” tha Kaso.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!