Nuk ka më “patronazhistë”, ligji i ri ndalon partitë politike të përdorin të dhënat personale të qytetarëve

schedule13:06 - 12 Korrik, 2022

schedule 13:06 - 12 Korrik, 2022

Ligji i ri “Për mbrojtjen e të dhënave personale” u ndalon partive politike që të përdorin të dhënat e shqiptarëve. Duke u nisur nga skandali i “partonazhistëve” me rregullimin e ligjit të ri partitë politike nuk e kanë më “kënaqësinë” që të përdorin të dhënat, përveçse të anëtarëve të tyre.

“Me kusht që të zbatohen masa të përshtatshme për mbrojtjen e të drejtave themelore dhe interesave të subjekteve të të dhënave, lejohet përpunimi i të dhënave sensitive në rastet kur: është i nevojshëm për veprimtarinë e ligjshme të organizatave jofitimprurëse politike, filozofike, fetare dhe sindikaliste, me kusht që përpunimi të lidhet vetëm me anëtarët ose ish-anëtarët e organizatës ose me persona që kanë kontakte të rregullta me të në kuadër të veprimtarisë së saj, si dhe që të dhënat personale të mos përhapen jashtë organizatës pa pëlqimin e subjekteve të të dhënave”, thuhet në nenin 9, pika 2 shkronja d e projektligjit.

Kujtojmë se databaze i “patronazhistëve” u publikua pak para zgjedhjeve të 25 prillit të vitit 2021 dhe përmbante të dhënat (ID number, nr celular, kontakte) të vjedhura të 910 mijë votuesve në vend.

Rrjedhja e të dhënave personale të 910 mijë qytetarëve të Tiranës rezultoi të ishte vetëm ‘maja e ajsbergut”. Përgjatë tre ditëve të fundit, në telefonat e mijëra qytetarëve shqiptarë po qarkullojnë databaza me të dhënat personale, sensitive dhe pagat e mbi 700 mijë shqiptarëve si dhe targat e automjeteve./abcnews.al/

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!