Nuk ka lezet për mua…: Haradinaj reagon pas problemeve me ngritjen e qeverisë

schedule09:00 - 21 Janar, 2020

schedule 09:00 - 21 Janar, 2020

Kryeministri Ramush Haradinaj, i cili që nga koha kur u ftua nga Gjyakata Speciale, po rri si kryetar qeverie në dorëheqje, thotë se nuk e ka të lehtë të qëndroj në këtë pozitë.haradinaj

Ai thotë se fajtor për këtë s’është ai, por mosformimi i qeverisë nga VV dhe LDK.

“S’është lezet për mu si kryeministër në dorëheqje me ardhë në qeveri. Ja kam kthy vendimin sovranit, s’është mirë për qytetarin, për zhvillimin ekonomik, për temat e tjera të rëndësishme”, ka deklaruar ai për Insajderin.

Haradinaj ndërkaq ka thënë se nëse formohet qeveria “Kurti”, ajo do të jetë një zhgënjim për qytetarët.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!