Nuk ka fitues në kryeqytet, Ballkani ndal Prishtinën dhe ruan vendin e parë

schedule18:59 - 29 Shkurt, 2020

schedule 18:59 - 29 Shkurt, 2020

Supersfida e javës së 20-të në IPKO Superligën e Kosovës mes Prishtinës dhe Ballkanit është mbyllur pa fitues. Tifozët krijuan një atmosferë fantastike në “Fadil Vokrri”, por nuk shijuan asnjë gol. Dueli për titull u mbyll ashtu si nisi dhe të dy skuadrat ndanë nga një pikë.

Barazimi i shkon më shumë përshtat miqve nga Suhareka, të cilët vijojnë të kryesojnë kampionatin dardan me 41 pikë. Drita renditet në vend të dytë me një pikë më pak, ndërsa Prishtina ndan vendin e tretë me Gjilanin me nga 38 pikë.

Prishtina-Ballkani 0-0

 

Renditja e IPKO Superligës

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!