Max Allegri duket pranë një aventure të re në Angli. Ish-trajneri i Juventusit nuk po drejton asnjë skuadër për momentin, edhe pse me bardhezinjtë ka një kontratë deri në verën e vitit 2020. Mjafton një projekt bindës dhe trajneri italian do ta zgjidhte menjëherë. Së fundmi janë të shumtë zërat që thonë se ai do të drejtojë në Premier League.
Mbrëmjen e djeshme ai ka ndjekur sfidën Tottenham-Bayern Munich, që përfundoi me triumfin 2-7 të gjermanëve. Allegri më parë është lakuar si zëvendësues i mundshëm i Mauricio Pocchetino, i cili pas kësaj humbjeje rrezikon shumë të shkarkohet.
Gjithsesi në Angli raportojnë se Allegri dëshiron të drejtojë Manchester United. Fakti që ka nisur të mësojë anglishten është një arsye më shumë për të besuar në një kalim të mundshëm drejt Premier League. United i ka bërë nisjen më të keqe të mundshme kampionatit dhe Ole Gunnar Solskjaer – ka kontratë 3-vjeçare me anglezët – rrezikon të largohet nga “Djajtë e kuq”. Allegri është në pritje. /abcnews.al