Ashtu si edhe premtoi gjatë ditës së sotme kur foli nga ambientet e spitalit të Mallakastrës, kreu i sindikatës së naftëtarëve të Ballshit Sokol Dautaj është rikthyer në ambientet e grevës.
LEXO edhe: Greva e naftëtarëve në Ballsh, shtrohet në spital pas dy goditjeve në zemër Sokol Dautaj
Siç raporton gazetarja Valbona Davidhi për abcnews.al, Dautaj është shprehur se ky nuk është një problem vetëm i tyre por i gjithë zonës dhe se deri në dhënien e një zgjidhje ata do të vijojnë grevën deri në fund.
“Zvarrë e i vdekur do dal që aty, kaq kemi. Ky nuk është problemi ynë por i gjithë zonës. Nuk ka bir k… të tallet me ne. Nuk vdes njeri për bukë por kjo është tallje ndaj nesh. Kjo është luftë për dinjitetin tonë”, u shpreh Dautaj.
Ndërsa futej në ambientet e grevës Dautaj është shoqëruar me duartrokitje nga mbështetësit dhe familjarët e naftëtarëve.
N.D./abcnews.al