Nuk ka bashkim në PD, zbulohet lëvizja e fundit e Berishës

schedule17:25 - 1 Nëntor, 2022

schedule 17:25 - 1 Nëntor, 2022

Menjëherë pas deklaratës së Grupit që mbështet Enkelejd Alibeajn, të cilët kërkuan të dalin me kandidatët e vet në zgjedhjet lokale të 14 majit, zbulohet lëvizja e Sali Berishës.

Ky i fundit ka njoftuar një mbledhje në seli me Kryetarët e degëve të Qarkut të Tiranës, sekretarët e këtyre degëve dhe grupet e punës. Mbledhja do të zhvillohet në orën 19:00.

NJOFTIM PËR SHTYP

Në orën 19.00 Kryetari i PD Sali Berisha do të zhvillojë mbledhje në seli me Kryetarët e degëve të Qarkut të Tiranes, sekretarët e këtyre degëve dhe grupet e punes.

Fjala e Kryetarit Berisha do të jetë live.

Ndonëse pritej që mes grupit të Alibeajt dhe atij të Berishës të arrihej një konsensus për daljen me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet lokale të 2023-shit, duket se bisedimet kanë dështuar.

Në një reagim për mediat, grupi Parlamentar i PD-së, i përfaqësuar nga Enkelejd Alibeaj, thekson se te pala tjetër prevaloi interesi i njëanshëm dhe kushti për të njohur “Statutin” e 11 Dhjetorit.

Mes të tjerash Grupi Parlamentar ka kërkuar që të informohet Kryesia e Partisë Demokratike, për t’i hapur rrugë krijimit të të gjitha kushteve për përgatitjen dhe pjesëmarrjen e Partisë Demokratike në zgjedhjet e ardhshme vendore.

Kujtojmë se i mandatuar nga grupi i Alibeajt për të vijuar bisedimet ishte Gazmend Bardhi, ndërsa nga pala tjetër Edi Paloka./Abcnews.al/ 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!