“Nuk ka amnisti”, Manja: Brenda muajit mbyllet burgu i Zaharisë, të dënuarit transferohen në Shënkoll

schedule09:55 - 5 Nëntor, 2021

schedule 09:55 - 5 Nëntor, 2021

Mbyllet burgu i Zaharisë në Krujë. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, i cili shprehet se të gjithë të dënuarit do të transferohen në burgun e Shënkollit. Po ashtu Ulsi Manja ka deklaruar se këtë vit nuk do të ketë amnisti.

Burgu i Zaharisë është një ndër burgjet me kushtet më të këqija në vendin tonë. Në këtë institucion vuanin dënimin të burgosurit me probleme të shëndetit mendor.

Ditën e sotme ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, bëri me dije me grupe të vogla të dënuarit do të transferohen në burgun e Shënkollit ku ka gati ambiente të përshtatura si spital. Prej vitesh organizmat ndërkombëtare kanë kritikuar ashpër Shqipërinë për situatën në burg e Zaharisë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!