Nuk ka akord për rinovimin me Leeds, Alioski firmos parakontratë me gjigantin turk

schedule09:38 - 24 Mars, 2021

schedule 09:38 - 24 Mars, 2021

Anësori m,e origjinë shqiptarë Ezgjan Alioski do të largohet pas katër vitesh nga Leeds United, për të kaluar te Galatasaray në Turqi. Kjo është ajo që raporton Football Insider, e cila raporton gjithashtu se anësori i majtë nuk ka gjetur akordin për rinovim me klubin anglez.

29-vjeçari është në muajt e fundit të kontratës dhe nga 1 janari ka të drejtën të firmosë një parakontratë me klubin e ri. Mësohet se e ka bërë këtë me gjigantin turk, Galataray. Alioski dëshiron që e ardhmja e tij të zgjidhet para se të shkojë në Kampionatin Europian me Maqedoninë e Veriut.

Largimi i tij do të jetë një goditje e madhe për Leeds, duke qenë se ai ishte titullar stabël i Bielsas. Alioski ka luajtur 20 ndeshje si titullar këtë sezon nga 29 gjithsej të skuadrës në Premier League. Gjatë qëndrimit në Leeds, ai ka luajtur 162 ndeshje deri më tani dhe ka shënuar 22 gola dhe dhuruar 16 asiste. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!