Na ndajnë vetëm pesë ditë nga finalja e madhe e “Big Brother VIP” dhe banorët po kalojnë momentet e fundit pranë njëri-tjetrit.
Einxhel, Iliri, Donaldi dhe Beniada kanë diskutuar mëngjesin e sotëm lidhur me konkurrentët që do të donin të ishin ende në shtëpi.
Ndërkohë, Iliri sfidoi banorët për të gjetur së kë do të dëshironte ai të kishte në krah natën e madhe të 18 shkurtit. Pa hezituar, të gjithë thanë emrin e Tan Bramës, i cili hyri shumë vonë në shtëpinë e famshme.
Pjesë nga biseda:
Iliri: Kush e gjen tani se kë person do të kisha dashur sot me ne.
Të gjithë: Tanin.
Beniada: Fole sot për Tanin.
Iliri: Të ishte Tani këtu me ne tani, për shembull.
Einxhel: Ai nuk gënjeu kur tha se donte Tanin në finale.
Iliri: Jo.
Einxhel: Ai e ka pas seriozisht që e donte. Të tjerë donim, të tjerë na donin, të tjerë na ranë. Kështu është ky muhabet tani./abcnews.al