“Nuk jemi vetëm”, astronomi britanik: Teleskopi hapësinor do të na ndihmojë të zbulojmë jetë aliene

schedule22:51 - 2 Prill, 2023

schedule 22:51 - 2 Prill, 2023

Njerëzimi do të zbulojë jetën aliene në botë të largëta në vitet e ardhshme, ka parashikuar një astronom britanik.

Profesor Sasha Hinkley, profesor i asociuar i astrofizikës në Universitetin e Exeter, tha se po bëhet gjithnjë e më shumë e mundshme që shenjat treguese të jetës jashtëtokësore të zbulohen.

Ai tha se pajisje si teleskopi hapësinor i fuqishëm prej 10 miliardë dollarësh (7.4 miliardë paund) James Webb është në prag të zbulimit të biosfirmave, atmosfera në ekzoplanetë me gazra të emetuara nga gjallesat, si oksigjeni që mund të tregojnë jetë.

Komentet e shkencëtarit vijnë pasi një grup pune i ekspertëve nga Britania e Madhe, SHBA dhe Zvicra këmbëngulën se jeta aliene do të gjendet në mijëra botë në 10 deri në 20 vitet e ardhshme, në atë që do të ishte zbulimi më i madh në historinë njerëzore.

“Mundësia e ekzistencës së jetës në një formë në univers është mjaft e lartë. Në të vërtetë, do të shkoja aq larg sa të thosha se ka gjithnjë e më shumë gjasa që zbulimi i jetës në një ekzoplanet të ndodhë gjatë jetës sime”, tha profesor Hinkley.

Por astrofizikani tha se edhe nëse do të zbuloheshin shenja treguese të jetës në botë të largëta, kjo nuk mund të nënkuptojë domosdoshmërisht një takim me jashtëtokësorët.

“Për të qenë i qartë, zbulimi i jetës në një planet tjetër nuk do të thotë domosdoshmërisht se ekziston një qytetërim alien në një planet tjetër, as që ne do të kemi një formë komunikimi me forma të tilla jete,” shtoi ai në artikullin e tij për The Spectator. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!