“Nuk jemi rivalë në rrugën drejt BE,” Zelenskyy: Shqipëria, Mali i Zi e RMV meritojnë të jenë anëtare me të drejta të plota

schedule19:41 - 15 Qershor, 2022

schedule 19:41 - 15 Qershor, 2022

Kryeministri Edi Rama, homologu i tij malazez Dritan Abazoviç dhe presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy kanë mbajtur një konferencë për mediat në përmbyllje të vizitës së dy delegacioneve në Kiev.

Takimin e sotëm me dy liderët nga Shqipëria e Mali i Zi dhe me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut i cili dërgoi një video-mesazh pasi nuk mund të ishte i pranishëm personalisht, lideri ukrainas e cilësoi si një format unik të një samiti të Ballkanit Perëndimor dhe Ukrainës.

Sa i përket rrugës drejt integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe vetë Ukrainës, Zelensky kërkoi që t’u jepet fund ndasive mes “të ashtuquajturve anëtarë të rinj dhe të vjetër.”

Ndërsa bëri thirrje që të shmanget çdo zonë gri në Evropë, presidenti i Ukrainës tha se si vendi që ai drejton por edhe tre vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të jenë anëtare të plota të BE-së.

“Sot pritëm një format unik takimi, një samit të Ballkanit Perëndimor me kreun e qeverisë shqiptare dhe kreun e Malit të Zi dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut që u bashkua me ne me një mesazh të regjistruar. Jam i kënaqur që mund ta zhvillonim më tej këtë format për të forcuar vendet tona dhe për të forcuar rajonet tona po kështu për të forcuar Evropën në tërësi. Ky takim i sotëm është dëshmi  e mbështetjes për Ukrainën nga ana e kryeministrave dhe popujve të tyre për Ukrainën dhe për integritetin e saj territorial si dhe për kauzën tonë për anëtarësim të plotë në BE.

Të nderuarit kryeministra vizituan zonat e zonat e çliruara të Kievit për të parë personalisht zonat e çliruara të Kievit për të parë pasojat e pushtimit të këtyre territoreve nga Rusia…Paketa e shtatë e shtatë e sanksioneve duhet të jetë mjaft e prekshme dhe të ndihet në mënyrë akute..

Duhet të jetë përgjigje strategjike ndaj agresionit rus. Na duhet më tepër bashkërendim i vendeve evropiane, na duhet që të tejkalojmë ndasitë midis të ashtuquajturve anëtarë të rinj dhe të vjetër, na duhet që të shmangim çdo zonë gri në Evropë. Vendet tona, Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut duhet të bëhen anëtarë me të drejta të plota të Bashkimit Evropian dhe ne biem dakord që vendet tona nuk janë rivalë në këtë rrugëtim evropian, por ata përplotësojnë përpjekjet e tyre.

Sot ne takohemi në vigjilje të një takimi historik evropian që do të marrë masa për perspektivën e Ukrainës në BE. Falenderoj kryeministrat për mbështetjen në dhënien e statusit të vendit kandidat për BE..” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!