Nuk janë thashetheme, Barcelona tenton rikthimin e Leo Messit

schedule09:45 - 8 Gusht, 2022

schedule 09:45 - 8 Gusht, 2022

Leo Messi ka edhe një vit kontratë me PSG-në dhe francezët duan ta zgjatin bashkëpunimin me sulmuesin.

Gjithsesi në lojë është futur sërish Barcelona dhe në Spanjë raportojnë se drejtuesit e katalanasve e kanë bërë një hap.

Ata kanë folur me përfaqësuesit e Messit për t’u rikthyer te Barcelona verën e vitit 2023.

Sigurisht do të duhet që shumë gjëra të kenë ndryshuar te klubi blaugrana, që kjo lëvizje të bëhet e mundur. / abcnews.al