“Nuk jam shtatzënë, kam ngrënë shumë”, e dashura e Lavezzit flet hapur

schedule13:58 - 18 Maj, 2020

schedule 13:58 - 18 Maj, 2020

Ezequiel Lavezzi është së fundmi në një lidhje dashurie me Natalia Borges, bukuroshen britanike e cila është shumë aktive në rrjetet sociale. Aktore dhe modele, Borges është një ndër figurat më të pëlqyera në botën e shoëbizit.

Ditët e fundit, qarkulloi lajmi se Natalia Borges është shtatzënë, për shkak të disa fotove të saj ku dukej më e shëndoshë se normalisht. Për të shuar këto zëra, ka menduar vetë Borges, e cila sqaroi: “Nuk jam shtatzënë, kam ngrënë shumë kohët e fundit”.

Lavezzi, i cili la futbollin në dhjetor të vitit të shkuar, dhe Natalia, janë duke bashkëjetuar në këtë kohë pandemie dhe duket se e kanë tepruar disi me ushqimin. Ish-futbollisti argjentinas ishte ndër më të mirët në botë kur luante për Napolin dhe PSG./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!