Sherri mes Amridës dhe Entoletës vazhdoi gjatë gjithë emisionit. Pas performancës së Entoletës, Armida e vlerësoi me 1 pikë.
Entoleta tha se vlerësimi është kthim i restos dhe e akuzoi Armidën për mendjemadhësi.
Pjesë nga debati:
Kiara: Armida, pse 1?
Entoleta: Ka kthyer reston, prandaj. Dua të them vetëm diçka. Zemër,zbrit në tokë se je shumë në ajër. Të pëlqen shumë vetja. Zbrit në tokë se është më mirë për ty.
Armida: Je personi më i gabuar për ta thënë këtë. Je shumë iluzionare.
Entoleta: Dhe në prapaskena je aq mendjemadhe…
Armida: Nuk afroj njerëzit fallco si puna jote… Nuk bëj servilen…/abcnews.al


