“Nuk jam më lojtar i Kukësit”, mesfushori ndahet me ekipin verilindor

schedule13:19 - 28 Korrik, 2021

schedule 13:19 - 28 Korrik, 2021

Merr fund aventura e Ersil Ymerit me Kukësin. Mesfushori shkodran u transferua tek ekipi verilindor tetorin e vitit të kaluar.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, 27-vjeçari, i cili nuk realizoi asnjë gol gjatë aventurës kuksiane, ka lajmëruar largimin nga ekipi.

Nga ky moment nuk jam më lojtar i Kukësit, faleminderit“, shkruan Ymeri, i cili më parë ka veshur fanellat e Llapit, Laçit, Kastriotit dhe Kamzës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!