“Nuk jam i fiksuar këtu”, ylli i Bayern Munich e lë hapur mundësinë e largimit

schedule18:40 - 29 Mars, 2021

schedule 18:40 - 29 Mars, 2021

Sulmuesi i Bayern Munich, Thomas Muller, e ka pranuar se një ditë mund të largohet nga bavarezët. Në një intervistë për “The Times” ai nuk e përjashton largimin nga kampionët  e Bundesliga edhe pse është shumë i lidhur me ta.

“Unë nuk jam i fiksuar në këtë klub. Normalisht kam një marrëdhënie të veçantë, pasi e doja Bayernin para se të luaja për ta. Megjithatë, ka situata ku duhet të vendosësh që ndoshta të luaj për një ekip tjetër dhe nuk do të ishte turp apo problem. Pak a shumë siç ndodhi me rastin e Thiagos”, deklaron gjermani.

 

Thomas Muller

Kujtojmë që 31-vjeçarit i përfundon kontrata në vitin 2023 dhe Thomas vazhdon të jetë një nga lojtarët më të rëndësishëm të Bayernit. Kohë më parë ai është lidhur me një kalim te Real Madrid apo Manchester United, por nuk përjashtohet as mundësia për t’u transferuar te Liverpool në një të ardhme të afërt. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!