Marc Marquez nuk dëshiron të rrezikojë dhe ka vendosur të heqë dorë nga Çmimi i Madh i Katarit, gara e parë e Kampionatit Botëror MotoGP, e planifikuar për fundjavë. Spanjolli i Hondas, pas një konsultimi mjekësor, zgjodhi të ishte i kujdesshëm dhe të mos nxitonte për kthimin e tij në pistë në një garë zyrtare.
“Besova se mund të kthehesha pas testeve në Portimao dhe Montmelo, por nuk jam në kushtet më të mira që të mund të kthehem ende”, u shpreh spanjolli. Në vend të tij do të jetë përsëri Steffan Bradl. Vendimi erdhi pas një konsultimi mjekësor me ekipin e mjekëve.
Shërimi, pesëmbëdhjetë javë pas operacionit në shpatullën e djathtë, po shkon mirë, por mjekët kanë këshilluar që të mos sforcohet. Pra, numri 93 ka ngritur flamurin e bardhë dhe të hënën më 12 prill ai do të tregojë sërish mbi gjendjen e tij. /abcnews.al