“Nuk jam Berisha që nxirrte tym nga koka”, Kulluri: PD ka mungesë të garës, nuk ka hapje të partisë

schedule22:41 - 21 Korrik, 2020

schedule 22:41 - 21 Korrik, 2020

Analisti Edvin Kulluri mbrëmjen e sotme në “Provokacija” u shpreh nëse kryeministri Edi Rama do të ishte “partizan” i listave të hapura duhet t’i kishte kërkuar ato me kohë.

Gjithashtu ai theksoi se Partia Demokratike sot ka një mungesë të garës si edhe  mungesë të rivalitetit politik. Kjo sipas tij ka sjellë edhe mungesën e respektit për këtë parti.

“PD vuan nga mungesa e garës, mungesa e rivaliteti politik, nga mungesa e respektit për traditën e saj. Një lider i mençur që nuk është sot në krye të PD, nuk mund të thotë se unë nuk jam Sali Berisha që nxirrte tym nga koka, e ka thënë para tre muajsh. Sot sulmon Edi Ramën për deformim të tregut dhe nga tjetër je sërish po vetë i lidhur më këto që pretendon se kanë deformuar tregun”, u shpreh ai.

Kulluri e ka cilësuar një teatër situatën politike në vend duke shtuar se vendi prej 3 vitesh ndodhet në një tension të jashtëzakonshëm politik.

“Njerëzit janë të detyruar të zgjedhin dikë që nuk e zgjedhin vetë dhe në rastin më të mirë bojkotojnë zgjedhjet. Besoj që fushata e gabuar dhe hyrja në qeveri me Edi Ramën ishte një vetëvrasje politike, në një kohë që Partia Demokratike nuk kishte fushatë. Interesi i Ramës për çështjen e listave të hapura ka qenë interes i vonë. Rama nëse do të ishte partizan i listave të hapura duhet ta kishte kërkuar me kohë. Kemi rënë në terma komunist në një sistem demokratik. Është gjithë ky teatër absurd dhe shumë i polarizuar. U bënë tre vjet që po jetojmë në një tension të jashtëzakonshëm politik”, u shpreh ai.

Gjatë intervistës ai theksoi se partitë janë burokratizuar dhe nuk prodhohen politikanë, por disa drejtorë. Ndërkaq ai shtoi se sot nuk është problemi te militantët e partive, por tek mënyra se si manipulohet militanti, ndërsa shtoi se nuk duhen përdorur për të mbajtur karrigen.

“Për militantët e PD apo PS i shoh si pjesë të domosdoshme të partive, janë ata që sakrifikojnë. Nuk e kam problemin me militantit e kam me mënyrën se si manipulohet militanti”, u shpreh Kulluri.

Sipas tij nëse ndodh që lideri i opozitës të humbasë zgjedhjet, Basha sërish do të mbetet aty, duke shtuar se këtu problemi qëndron tek fakti se kush mban përgjegjësi.

“Nuk ka hapje, por teatër që i është vënë emri hapje, Lulzim Basha është po i njëjtë dhe teatri është po i njëjtë dhe ndaj them që e refuzoj këtë hapje sepse për mua është shqyerje”, tha më tej Kulluri./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!