Një 39 vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi në makinën e tij është gjetur një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë. Policia njofton se 39 vjeçari akuzohet dhe për “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar mjetin.
Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi A. S., 42 vjeç, pasagjer në mjet, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Njoftimi i policisë
“G. V., 39 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi duke drejtuar mjetin në mënyrë të parregullt, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar mjetin. Gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë. Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi A. S., 42 vjeç, pasagjer në mjet, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
/abcnews.al