Nuk ishte parë në publik prej javësh, ndahet nga jeta presidenti skeptik për koronavirusin

schedule22:55 - 17 Mars, 2021

schedule 22:55 - 17 Mars, 2021

Presidenti i Tanzanisë John Magufuli, një nga skeptikët më të shquar të Afrikës sa i përket koronavirusit, është ndarë nga jeta në moshën 61 vjeçare. Lajmin e bëri të ditur zv/presidenti Samia Suluhu Hassan në një fjalim kombëtar televiziv të mërkurën.

Magufuli nuk ishte parë në publik që nga 27 shkurti, duke bërë që të dilnin thashetheme se mund të ishte infektuar me koronavirus. Ekipi i tij e mohoi lajmin më 12 mars.

Por sot zv/presidenti tha në transmetuesin shtetëror TBC: “Të dashur Tanzanas, me hidhërim njoftojmë se sot më 17 mars, 2021, rreth orës 6 pasdite, kemi humbur udhëheqësin tonë trim, Presidentin John Magufuli, i cili vdiq nga sëmundja e zemrës në spitalin Mzena në Dar es Salaam ku ishte duke u mjekuar.

Magufuli, nga Tanzania veriperëndimore, fitoi për herë të parë presidencën në 2015 dhe u përball me akuza nga vendet perëndimore dhe partitë e opozitës për shkatërrimin e demokracisë në vend. sb/abcnews.al/