Nuk ishte në pankinë ndaj Tiranës, trajneri i Shkumbinit pozitiv për COVID-19

schedule15:38 - 2 Nëntor, 2020

schedule 15:38 - 2 Nëntor, 2020

Dje Shkumbini luajti ndeshjen e turit të parë të Kupës së Shqipërisë ndaj Tiranës, teksa në kampin peqinas u vu re mungesa e trajnerit Lorenc Pashja. Së fundmi nga qyteza e njohur vjen lajmi se arsyeja e mungesës së tij në një ndeshje aq të rëndësishme ka qenë infektimi me COVID-19.

Ai ka rezultuar pozitiv është izoluar menjëherë në shtëpinë e tij, pa simptoma të rënda të Koronavirusit, çka mund ta vështirësonin gjendjen shëndetësore të teknikut të Shkumbinit.

Peqini nuk është një qytet shumë i prekur nga COVID-19, ndërsa dje janë raportuar katër të prekur me koronavirus dhe fati ka dashur që mes tyre të jetë edhe trajneri i Shkumbinit, Pashja. Peqinasit këtë sezon militojnë në Kategorinë e Dytë dhe presidenca ka nisur një projekt të ri, me synimin për tu ngjitur në të Parën. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!