FOTO/ Covid-i “mori” 21-vjeçarin, Visari festoi Vitin e Ri në shtëpi, gjendja u përkeqësua papritur

schedule16:10 - 8 Janar, 2021

schedule 16:10 - 8 Janar, 2021

Visar Bici, i lindur në Bulqizë dhe me banim në Durrës ishte viktima më e re e koronavirusit gjatë 24 orëve të fundit.

Abcnews.al mëson se i riu ishte i shtruar prej pak ditësh në spitalin Infektiv, ku edhe ndërroi jetë pasditën e datës 7 janar.

Foto e dates 1 janar 2021

Mësohet se i riu kishte sëmundje të tjera shoqëruese dhe siç mëson abcnews.al ka ndërruar jetë mbrëmë rreth orës 20:00 të mbrëmjes në spital.

Lexo edhe: Mjeku pneumolog: COVID-19 po prek edhe adoleshentët

Burime bëjnë me dije se i riu ishte në shtëpi deri më datë 1 janar dhe ka festuar Vitin e Ri me familje, por një përkeqësim i beftë i situatës ka bërë që të dërgohet urgjentisht në spital duke ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme, më datë 7 janar.

Lexo edhe: Më i riu 21-vjeç, 7 të vdekur nga kronavirusi në Shqipëri

Bici ndejti vetëm pak ditë i shtruar pasi komplikacionet e shkaktuara nga koronavirusi, në një terren ku trupi vuante nga sëmundje të tjera shoqëruese, bënë që ai të mos mund t’ia dilte më tej.

Krahas 7 të vdekurve, ku mes tyre ishte edhe 21-vjeçari Visar Bici, gjatë ditës së sotme u raportuane dhe 673 raste të reja me koronavirus ku spikasin Tirana, Durrësi dhe Vlora. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!