Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Nuk ia del të rikuperohet, Brazili pa yllin e sulmit në dy sfidat e radhës

schedule17:58 - 13 Nëntor, 2020

schedule 17:58 - 13 Nëntor, 2020

Brazili luan nesër (01:30) ndeshjen e radhës në eliminatoret kualifikuese për Botërorin Katar 2022. Pesë herë kampionët e botës presin në shtëpi Venezuelën, teksa në 18 nëntor do të udhëtojnë drejt Uruguajit për t’u ndeshur me kombëtaren vendase.

Trajneri Tite nuk do të ketë të gatshëm Neymar për këto dy sfida. Sulmuesi i PSG-së pësoi një dëmtim në ije në sfidën e Champions League së 28 tetorit kundër Basaksehir në Turqi.

28-vjeçari tentoi deri në fund rikuperimin për dy ndeshjet e kombëtares, por kontrollet e kryera në një klinikë në Sao Paulo dhanë sot përgjigje negative.

Edhe pse Thomas Tuchel, trajneri i PSG-së, theksoi se Neymar do të mungojë deri në fund të dhjetorit, Tite e grumbulloi me Brazilin me shpresën që lojtari mund të zbriste në fushë, diçka për të cilët duhet pritur akoma. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!