“Nuk i shpëtova dot”, moderatorja shqiptare infektohet me Covid-19

schedule17:52 - 3 Dhjetor, 2020

schedule 17:52 - 3 Dhjetor, 2020

Fiori Dardha ka rezultuar pozitive me koronavirus. Lajmin e ka bërë me dije vetë moderatorja përmes një postimi në rrjete sociale, ku shprehet se pavarësisht se ka treguar shumë kujdes, virusit nuk i shpëtoi dot.

“Për dreq, më gjeti edhe mua! Ndonëse kam treguar një kujdes të jashtëzakonshëm dhe prej muajit Mars, (thuajse) kam jetuar me maskë, covidit nuk i shpëtova dot!”, shkruan ndër të tjera moderatorja.

Më tej, moderatorja uron shërim sa më të shpejtë për të gjithë njerëzit që po përballen me Covid-19 ndërsa thotë se me kujdesin, përkushtimin e mjekëve dhe ndihmën e Zotit, do t’ja dalim. /abcnews.al

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by FIORI DARDHA (@fioridardha)