Turqia i ka dërguar rreth 400 mijë veshje mbrojtëse Mbretërisë së Bashkuar në luftën kundër koronavirusit.
Secila nga 400 mijë veshje mbrojtëse të dërguara në Mbretërinë e Bashkuar nga Turqia nuk ka arritur të përputhet me standardet shëndetësore të vendit, raporton Reuters.
Departamenti i Shëndetit dhe Kujdesit Social në Mbretërinë e Bashkuar konfirmoi se artikujt po mbaheshin në një vend afër aeroportit Heathrow.
Kuptohet që ato duhet të kthehen në Turqi, dhe DHSC synon të kërkojë një rimbursim.
Dërgesa u njoftua për herë të parë nga ministrat e Mbretërisë së Bashkuar muajin e kaluar mes paralajmërimeve për mungesa të pajisjeve mbrojtëse personale për punonjësit shëndetsorë./acbnews.al