Spanja nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 mbrëmjen e djeshme në transfertën e Zvicrës. Të besuarit e Luis Enriques e panë veten në avantazh në minutën e 26-të të takimit, por më pas kishin mundësinë t’a barazonin dy herë rezultatin nga pika e bardhë e 11-metërshit.
Që të dy penalltitë nuk u realizuan nga kapiteni Sergio Ramos, megjithatë iberikët e shmangën humbjen në minutat e fundit falë golit të Gerard Morenos. Një fakt interesant është se kombëtarja spanjolle nuk kishte humbur kurrë dy penallti brenda një ndeshjeje.
#OJOALDATO – España ha fallado DOS PENALTIS en un mismo partido por PRIMERA VEZ en sus 100 años de historia.
— MisterChip (Alexis) (@2010MisterChip) November 14, 2020
Në historinë 100-vjeçare të Spanjës nuk kishte ndodhur kurrë diçka e tillë. Gjithsesi, tashmë ata renditen në vendin e dytë me tetë pikë, një më pak se Gjermania e vendit të parë në grupin 4 të League A në Ligën e Kombeve. /abcnews.al