“Nuk i kërkojmë votat nga elektorati i Berishës”/ Alibeaj: Kemi zgjedhur për të qenë të vërtetë

schedule20:40 - 14 Tetor, 2024

schedule 20:40 - 14 Tetor, 2024

Bashëkethemeluesi i “Djathtas 1912”, Enkelejd Alibeaj thotë se ky grupim politik nuk i kërkon votat e atyre që aktualisht votojnë Partinë Demokratike, që drejtohet nga Sali Berisha.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Alibeaj u shpreh se ata kanë zgjedhur me vetëdije për të qenë të vërtetë.

“Jo. E di pse? Kemi zgjedhur me vetëdije për të qenë të vërtetë. E di pse? Besojmë se në 33 vite, me hipokrizinë, me të pavërtetën është luajtur shumë. Shqiptarët, kam përshtypjen, që të kuptojnë dhe të nuhasin pa të lexuar fare nëse je djathtas. Ne jemi nisur nga kjo bazë për të qenë të vërtetë. Të qënit i vërtetë, të jep hapsirë edhe për të dalë ndaj atyre kufijve, që në dukje, mund të duken kufizues. Djathtas nuk janë vetëm ata që për shkak të së shkuarës familjare janë të djathtë, por është edhe pjesa e re. Shqiptarët, për nga natyra janë kuriozë. Jo vetëm kuriozë, meritokratë, janë të aftë kur i jepet mundësia. Ne duam t’i flasim nervit të protagonizmit dhe të individualizmit të shqiptarëve”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!