Nuk i gjejnë dot damarin, pas 8 përpjekjesh ndalohet ekzekutimi me injeksion në SHBA

schedule12:29 - 29 Shkurt, 2024

schedule 12:29 - 29 Shkurt, 2024

Pas rastit të Alabamës dy vjet më parë, një tjetër ekzekutim ndalua pasi xhelati dështoi 8 herë për të gjetur damarin e të dënuarit në të cilën do të injektonte Pentobarbital, një ilaç i fuqishëm, me veprim të shpejtë, i aftë të shkaktojë vdekjen brenda pak minutash.

Çështja ka të bëjë me Thomas Eugene Creech, 73 vjeç, një vrasës serial i dënuar me vdekje në ’82 për vrasjen e shokut të qelisë.

Ekzekutimi i Creech u ndalua vetëm disa orë para se Teksasi të ekzekutonte një tjetër të dënuar me vdekje, Ivan Cantu, i akuzuar për dy vrasje që ai pretendon se nuk i ka kryer.

Thomas Creech është aktualisht i burgosuri më jetëgjatë i dënimit me vdekje në Idaho. Ai u dënua me vdekje pasi u deklarua fajtor për vrasjen e një të burgosuri tjetër, David Dale Jensen, në 1981, ndërsa Creech po vuante katër dënime të përjetshme.

Burri u dënua për katër vrasje të tjera, thuhej në deklaratë, dhe “u vërtetua se kishte vrarë gjashtë viktima të tjera dhe kishte pranuar se kishte vrarë më shumë se 40 njerëz”.

Në fakt, në janar, departamenti i sherifit të San Bernardino, Kaliforni, njoftoi se kishte zgjidhur një rast të ftohtë 50-vjeçar duke vërtetuar se, në atë kohë, Creech kishte vrarë një të ri të quajtur Daniel Ëalker.

Ekzekutimet janë të rralla në Idaho. Që nga viti 1976, shteti ka kryer vetëm tre, sipas Qendrës së Informacionit të Dënimit me Vdekje.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!