Nuk i dha ndihmë të moshuarit në Podujevë, lirohet mjeku

schedule11:55 - 17 Prill, 2021

schedule 11:55 - 17 Prill, 2021

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se i dyshuari-mjeku I.H, është liruar në procedurë të rregullt.

I.H u ndalua më 15 prill dhe me 16 prill u lirua.  “Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ju njofton se i dyshuari-mjeku me inicialet I.H., i cili ishte ndaluar më 15.04.2021, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, në drejtim të veprës penale “Mosdhënia e ndihmës mjekësore”, nga neni 255 të KPRK-së, i njëjti, më 16.04.2021, në orën 17:30, është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Shoqërimi i mjekut ka ardhur pas një videoje të publikuar në rrjete sociale, ku shihet I.H i cili me ton të ashpër refuzon ta trajtojë një pacient të moshuar me arsyetimin se e ka përfunduar ndërrimin e tij të punës.