Tekniku i Bayern Munich, Nagelsmann ka lëshuar disa deklarata të forta ndaj Barcelonës pas shitjes së Robert Lewandowsi te spanjollët.
Në një konferencë për shtyp, Nagelsmann foli i nervozuar: “Barcelona është i vetmi klub që nuk ka para, porn ë fund blen çdo lojtar që dëshiron. Nuk e di se si e bëjnë këtë gjë. Është pak e çuditshme, pak e çmendur.”
Këto deklarata janë bërë pak minuta pas zyrtarizimit të sulmuesit polak me Barcelonën dhe Nagelsmann-it nuk i del inati që ata i morën sulmuesin e tyre më të mirë dhe jo vetëm./ h.ll/abcnews.al