Nuk hiqen sanksionet e BE ndaj Kosovës, Beqiri: Ka ndikuar në klimën e biznesit, nuk ka investime

schedule14:43 - 19 Shtator, 2023

schedule 14:43 - 19 Shtator, 2023

Drejtoresha ekzekutive e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë, Zana Beqiri në një lidhje direkte për “Sheshi i Dollarit”, ka folur në lidhje me vendimin e BE-së për të mos hequr sanksionet ndaj Kosovës.

Beqiri është shprehur se BE këtë vendim e kishte bërë të qartë edhe më parë.

Këto kanë qenë masa të paralajmëruara nga BE që e kanë bërë të qartë masat që do të nisë dhe ne si komunitet i biznesit kemi shpresuar për një marrëveshje të qëndrueshme dhe pse problemet ekonomike të bëhen politike. Klima nuk është favorizuese përsa i përket biznesit pasi nuk ka investime, arsyet janë të ndryshme por ndikon edhe situate e fundit dhe problemet me Serbinë dhe më shumë ndikojnë marrëdhëniet me tregtinë nga jashtë”, ka thënë ajo.

Ndër të tjera ka theksuar se sanksionet kanë një ndikim të theksuar përsa i përket zhvillimit të biznesit pasi për shkak të kësaj situate ka mungesë investimesh në vend.

Problemet janë të ndryshme siç kemi të bëjmë me fondet zhvëllimore dhe një numër i madh kompanish që kanë ndikim në ekonominë e vendit dhe në punësim nuk kanë marrë ndonjë ndihmesë nga shteti as në formë grandesh as në asgjë. Fokusi ka qenë në zhvillimin e biznesit të vogël. Për tu përmirësuar kjo situatë duhet që të komunikohet me partner tanë, të cilët duhet të na mbështesin në një zgjidhje. Ne si biznese jemi të vetëdijshëm që në çdo situatë në konflikt ose mospajtim në një mënyrë ose tjetër palët nuk dakordohen ka thënë ajo. Kemi një numër të madh të rinjsh që janë gati për tregun ndërkombëtar por jo të gatshëm për të punuar në Kosovë”, është shprehur ajo. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!