Nuk gjeti treg, fermerit në Gjirokastër i kushton dëmi 5 milion lekë  

schedule16:32 - 17 Prill, 2022

schedule 16:32 - 17 Prill, 2022

Nga Elidon Berberi

5 milionë lekë investime në këtë serë I shkuan dëm. Fermeri Siri Ahmeti nga Mashkullora e Gjirokastrës ka falimentuar. Siç duket dhe nga pamjet serën nuk mbjellë me perime, pasi nuk gjen treg për shitje dhe çmimi I farave është rritur.

“Tregtia nuk bëhet. Këtu punonim. Po na mbyti Lushnja dhe Fieri dhe e lame, këtu prodhohej domatja, sallatori, lakra spinaqi. Nuk shkonte tregu”.

Sera është shkatërruar dhe nuk ka më para për ta rregulluar. Është gati ta falë.

“Po të dojë shteti le ta marrë hallall e pastë.”

Si mjaftonin këto probleme por mjetet me të cilat punonte ja kanë grabitur.

“Zetorin e kam mbyllur se desh ma vodhën. Më vodhën transformatorin 7 milionë e gjyësëm. Erdhi policia e si gjetën. Ma prishën dhe zetorin.”

Siriu është dorëzuar. Tokën nuk do ta punojë më. Tani jeton me pensionin e ulët dhe paratë që I dërgojnë djemtë nga emigracioni. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!