Kryeministri Edi Rama ka folur për mediat pas përfundimit të takimit me opozitën parlamentarë në lidhje me votimin e reformës zgjedhore në Kuvend.
Rama u shpreh para gazetarëve se nuk arriti dakordësi me opozitën parlamentare për reformën zgjedhore.
Kryeministri tha se opozita parlamentare ndjehet të përjashtuar dhe të fyer nga ata që i kanë sjellë në parlament me firmat e tyre.
Rama tha se në takim opozita parlamentare ka hedhur akuza ndaj opozitës jashtë parlamentare dhe qeverie.
“Natyrisht nuk gjetëm dakordësi. Në fakt unë i nënkuptoj përfaqësuesit e opozitës parlamentare, ndjehen të përjashtuar, të fyer, për faktin që pasi janë denigruar dhe janë fyer në mënyrë sistematike nga ta që i kanë sjellë në parlament me firmat e tyre, gjenden përpara nevojës për të respektuar një marrëveshje që e konsiderojnë të padenjë dhe mbi të gjitha detyruese nga jashtë parlamentit, për parlamentin.
Megjithatë ajo që mendoj se është e rëndësishme, është që të vazhdojmë të diskutojmë. Më vjen keq që dëgjova në tryezë akuza edhe për tentativa për blerje, apo për influenca jo korrekte mbi deputetët.
Akuzat ishin në bllok për ata që janë jashtë, por edhe në adresën tonë, dhe unë ju sigurova që ne nuk do të shkojmë në rrugën e një zgjidhjeje, ku thjesht dhe vetëm do të kërkojmë aritmetikën, por do të shkojmë në rrugën e një diskutimi, për të krijuar kushtet e një dakordësie”, tha Rama./abcnews.al