Nuk fshihen më, Gerard Pique shihet duke u puthur me të dashurën e re

schedule16:26 - 21 Gusht, 2022

schedule 16:26 - 21 Gusht, 2022

Gerard Piqué dhe e dashurae re, Claria Chía Marti janë fotografuar për herë të parë së bashku. Dyshja e përfolur ndoqën një koncert të Dani Martin në Ai ndoqi një koncert të Danny Martin në Summerfest Cerdanya, ku shihen shumë të afërt me njëri-tjetrin.

Pamjet dolën në dritë në rrjetet sociale të programit El Gordo y la Flaca (Univisión). Sipas mediave vendase, çifti janë bashkë që prej shkurtit, kur ai ishte ende me Shakirën. Futbollisti dhe diva e muzikës pop i dhanë fund lidhjes së tyre pak muaj më parë.

Fotoja e parë e supozuar e Pique dhe Clara Chía duke u puthur. (Foto: instagram/elgordoylaflaca)

Sipas mediave spanjolle pritet të hyjnë në një betejë ligjore për kujdestarinë e fëmijëve të tyre. Thuhet se futbollisti është takuar me 23 vjeçaren në Kosmos, një kompani që ai zotëron dhe ku e reja punonte në zyrën e PR ndërsa studionte.

Clara Chía Marti është gruaja që ra në dashuri me Gerard Pique.

/abcnews.al