Nuk flasin prej 30 vjetësh me njëri-tjetrin, dy vëllezërit kundërshtarë në garën për kryetar Bashkie

schedule18:42 - 24 Tetor, 2022

schedule 18:42 - 24 Tetor, 2022

Dy vëllezër, Bill Steele dhe Charles Steele, që nuk flasin prej 30 vitesh, do të përballen sëbashku për postin e kryetarit të bashkisë në Port Colborne, Ontaria, Kanada.

Të dy u takuan gjatë një përballje elektorale javën e kaluar dhe folën për herë të parë pas 30 vjetësh. Charles Steele pranoi për “The Guardian” se ishte mjaft nervoz gjatë diskutimit: “Unë kurrë nuk kisha marrë pjesë në një debat para një turme më parë”.

Duke thënë se herë pas here zemërohet, Charles Steele vazhdoi fjalët e tij duke thënë se “vëllai im mendon se kryesia është e drejtë e tij. Më shqetëson arroganca e tij”. Ai vuri në dukje se nuk ka asnjë kandidat tjetër përveç vëllait dhe vetes së tij, dhe se këtë po e bën për demokraci.

Charles Steele gjithashtu deklaroi se në zgjedhjet e fundit votuan më pak se gjysma e elektoratit. Kandidati për kryetar bashkie theksoi se pikëpamjet politike të Bill Steele ishin “shumë të ndryshme” në krahasim me të. “Vëllai im është shumë i djathtë,” tha Charles Steele.

“Dua të shoh qytetarët të marrin të ardhmen në dorë, jo t’ia dorëzojnë elitës së fuqishme”, tha Charles Steele.

Charles vuri në dukje se ai ka punuar si punonjës poste në të kaluarën, jeton me një pension dhe se është në dijeni çdo të thotë të jetosh me të ardhura fikse.

“Vëllai im duket sikur nuk kupton këtë”, u shpreh Charles Steele.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!