Nuk flasin gjuhën tonë, këngëtarët nga Rumania këndojnë muzikën e vjetër shqipe

schedule08:35 - 31 Dhjetor, 2021

schedule 08:35 - 31 Dhjetor, 2021

Florentina Barbu, Ramy Fares dhe Daniel Bertesteanu janë një treshe muzikore nga Rumania dhe Egjipti, që po korrin sukses me këngën shqiptare.

Ata janë bashkuar dhe performojnë muzikën e vjetër shqiptare, duke i dhuruar shumë emocione.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, treshja treguan eksperiencën e tyre dhe dëshirën që kanë për të ardhur në Shqipëri.

“Një mik i imi më njoftoj se po kërkonte dikë që të këndonte këngë shqiptare. Më pas duhej dikush për kitarë dhe i thash Danielit. Më vonë, na u shtua dhe Remi.

Unë kuptoj çdo këngë që këndoj, sepse kam pasur ndihmën e një profesori në universitet dhe na ka përkthyer. Për mua gjuha shqipe nuk është e vështirë”, tha Florentina.

“Në fakt, unë bëj harmonitë dhe rregullimet e ndryshme në kohë”, u shpreh Danieli.

“Kënga ime e preferuar është ‘Bilbili’, të gjithë e dinë atë. Mendoj erdhi te zemra ime dhe ndikoj te ne. Unë nuk jam nga Rumania, jam nga Egjipti”, tha Rami.

“Është një zonjë e moshuar, më duket se ka vdekur dhe nuk e mbaj mend emrin e saj. Nexhmije Pagarusha, interpretimet e saj janë të mrekullueshme”, shtoi Florentina./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!