“Nuk flas për Superligën”, Zidane: Cadiz skuadër e vështirë, luajmë me gjithë “artilerinë”

schedule16:57 - 20 Prill, 2021

schedule 16:57 - 20 Prill, 2021

Zinedin Zidane doli sot para medieve për ndeshjen e nesërme të La Liga ndaj Cadiz. Padyshim nuk mund të mungonte pyetja e gazetarëve për Superligën Europiane, por Zidane, ndryshe nga ç’pritej nuk jep asnjë opinion në lidhje me këtë çështje.

“Duhet të japim gjithçka, Cadiz mbron mirë dhe luan në shtëpi. Shohim vetëm ndeshjen, duam tre pikët. Superliga? Është çështje e një personi, presidentit. Të gjithë kanë mendimin e tyre, por unë jam këtu për ndeshjen, jo për Superligën. Nuk është puna ime.

Nuk do të jap mendim për Superligën. Mund të thoni se Zidane nuk dëshiron të laget, por kjo është e vërteta, unë punoj trajner. Pjesën tjetër mund ta komentoj, por është e kotë. Jam këtu për Cadiz. Hazard dhe Toni Kroos nuk do të jenë të gatshëm nesër.

Hazard nuk është totalisht në formë, po rikuperohet dhe po fiton besim. Duhet të jetë i vëmendshëm në rikuperimin e tij. Nesër luajmë me një ekip që lufton fort. Kjo është më e rëndësishmja. Ata kanë treguar shumë cilësi, ne s’do kursejmë asgjë nesër, do luajmë me më të mirët.

U tha që unë dhe lojtarët kemi mbaruar, nuk vlejmë asgjë. Ju garantoj se do luftojmë, nuk e di nëse do fitojmë apo jo, por kam besim se mund t’ia dalim. Përjashtim nga Champions? Nuk di asgjë, unë po përgatis ndeshjen. Pjesën tjetër nuk mund ta kontrollojmë. Carvajal dhe Zidane do të jenë nesër me ne dhe ky është lajm i mirë”, tregoi Zidane. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!