“Nuk flas me doktorët e Serie A”, Lotito e Agnelli “thumba” mes tyre

schedule12:55 - 25 Mars, 2020

schedule 12:55 - 25 Mars, 2020

Situata në Itali nuk është stabilizuar ende. Coronavirusi e ka gjunëzuar shtetin fqinj, ku dhe futbolli vazhdon të jetë i pezulluar. Në mbledhjen e zhvilluar mes presidentëve të Seria A, ku u diskutua për fatet e këtij sezoni, pati shumë tension mes Lotitos dhe Agnellit.

Përpos situatës së vështirë, numri 1 i Lazios beson se ky sezon mund të përfundojë. “I keni parë shifrat, po rriten dita ditës. Unë do të flas me ekspertët, ata të kësaj fushe, jo me doktorët e klubeve të Seria A”, janë fjalët e Lotitos, duke thumbuar kështu presidentin e Juventusin.

Nga ana tjetër, Andrea Agnelli, i është përgjigjur me sportivitet Lotitos. Ai është më pesimist dhe beson se gjithçka ka mbaruar për këtë sezon. “Sigurisht që ai mundet të flasë ashtu. Tashmë ai është kthyer në një ekspert virusesh”, është ironia e Agnellit. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!