David Wagner, trajneri i Schalke, nuk po e shijon fitoren prej 9 ndeshjesh dhe skuadra e tij, duket në krizë rezultatesh. Pasi u shkatërruar në derbin e Ruhrit kundër Borussia Dortmund me rezultatin 4-0, “Mbretërorët Blu” u mposhtën dhe sot në fushën e tyre nga Ausburg, me rezultatin 0-3.
Për këtë disfatë të rëndë, Wagner e ka gjetur fajtorin dhe ka akuzuar futbollistët e tij për këtë krizë rezultatesh, duke thënë se gabimet individuale nuk po e lejojnë ekipin të dalë nga kjo krizë. “Që në fillim të ndeshjes, e nisëm shumë keq”, tha fillimisht Wagner.
LEXO EDHE: VIDEO/ Schalke ende me “makthet” e derbit, e turpëron edhe Ausburg
“Nuk ishim të rrezikshëm kur kishim qarkullimin e topit, si dhe ishim shumë të tensionuar në pjesën e dytë. Gabimet individuale po na penalizojnë dhe nuk po na lejojnë të dalim nga kjo situatë e errët ku jemi futur”, përfundoi strategu gjerman./abcnews.al
? #Wagner: “The game started badly. We weren’t dangerous enough with all the possession we had. We were really tense in the second half. Conceding goals from individual errors is typical of the situation we find ourselves in right now.”#S04 | #S04FCA pic.twitter.com/zk7bAxFvvc
— FC Schalke 04 (?) (@s04_en) May 24, 2020