Nuk fitoi, kandidati i Vetëvendosjes: Do kthehemi në popull, Lëvizja e domosdoshme për Shqipërinë

schedule16:14 - 2 Maj, 2021

schedule 16:14 - 2 Maj, 2021

Boiken Abazi i Lëvizjes Vetëvendosjes, i cili kandidoi në 25 Prill në qarkun e Tiranës por nuk fitoi shprehet se nisma do të vijojë, pasi është e domosdoshme për gjithë Shqipërinë. Abazi premton se do të rikthehen sërish te qytetarët për ti falënderoj ata që i votuan.

Ajo që më ka prekur më shumë në këtë fushatë është varfëria e madhe e shumë qytetarëve që kemi takuar. Pasi pashë rezultatet e disa qendrave të votimit kuptova që shumë prej tyre edhe na kishin votuar. Nuk i kishim premtuar as pare as vende pune.

Ata, megjithatë, kishin lexuar programin e na kishin votuar, duke sfiduar pamundësinë e duke hedhur poshtë idenë se njeriu nuk e ruan dinjitetin në varfëri. Besimin e tyre tek ne nuk do ta nëpërkëmbim.

Do kthehemi e do t’i takojmë të gjithë ata që na kanë mbështetur e shumë të tjerë akoma, sepse Lëvizja tashmë është bërë e njohur, e dashur dhe e domosdoshme për gjithë Shqipërinë” shkruan ai. Vetëvendosja në Shqipëri kandidoi në tre qarqe, por në asnjë nuk fitoi./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!